Sekuestrimi i mbi 17 kg heroinë, Sveçla: S’ka asnjë kompromis përballë kësaj dukurie

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve së Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar aksionin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale i cili rezultoi me sekuestrimin e 17.9 kilogramëve të substancave narkotike.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Sveçla ka shkruar se lufta ndaj këtij krimi është jo vetëm në funksion të sigurisë publike, por edhe të shëndetit e mirëqenies së fëmijëve e të rinjve.

“Përgëzoj aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale që rezultoi me sekuestrimin e 17.9 kilogramëve substancë narkotike të llojit heroinë. Lufta ndaj këtij krimi është jo vetëm në funksion të sigurisë publike, por edhe të shëndetit e mirëqenies së fëmijëve e të rinjve tanë. Nuk ka asnjë kompromis përballë kësaj dukurie jashtëzakonisht të dëmshme për shoqërinë tonë dhe as në luftimin e këtyre grupeve kriminale”, ka shkruar Sveçla.

Tutje bëhet e ditur se angazhimi do të vazhdojë me vendosmëri të plotë për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari kriminale që cenon sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë sonë.

Të ngjashme