Sekuestrohen 200 mijë euro në Prizren

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:43 | Nga

Në Prizren u arrestua një person pasi Policia e Kosovës i kishin gjetur 200.000 euro para të gatshme që dyshohet se janë të falsifikuara.

Mbi bazën e informacioneve inteligjente dhe një koordinimi të mirë, personi në fjalë u ndalua me veturë, ku gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë, ndërsa më pas i është bërë edhe bastisja e banesës ku janë gjetur të hollat e lartcekura.

I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor, ndërsa për të hetimet vazhdojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme