Sekuestrohet një armë në Mitrovicë

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicën e Jugut mbrëmë ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Kalabria’’ në Mitrovicë, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) ndodhej në zbatim të masave kundër Covid-19.

“Gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, njofton policia.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme