Selenica nderon ish-drejtuesit e UÇK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi”

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Bashkiak i Selenicës ka miratuar unanimisht shpalljen “Qytetar Nderi” të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vendimi u mor gjatë ditës së sotme, në kuadër të takimit pritës të zhvilluar në Selenicë me delegacionin e Komunës së Klinës, të kryesuar nga kryetari i saj.

Me vendimin e Këshillit Bashkiak, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Selenicë.

Të ngjashme