Selimi i quan të pavërteta deklaratat e Balajt për simbolet shtetërore

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i ka quajtur shpifje deklaratat e Zëvendëskryeministres Albulena Balaj, e cila tha se gjeti zyren e kabinetit të zhveshur nga simbolet shtetërore.

Ai ka thënë se në të gjitha paraqitjet zyrtare të Qeverisë Kurti, nuk ka munguar asnjëherë asnjë simbol i Kosovës.

”Jam i detyruar të reagoj në këtë moment kur hidhen në dyshim dhe këto janë krejtësisht të pavërteta”.

”Nuk e di në cilën zyre ka shkuar deputetja dhe nuk e di as në cilën zyre është sot, por po them se është shpifje”.

”Në të gjitha paraqitjet zyrtare të Qeverisë Kurti, nuk kanë munguar asnjë simbol. I vetmi ndryshim që ka ndodhur është vendosja e një dekori të Skënderbeut”.

”Ju kërkoj edhe njëherë të jeni më serioz, së paku kur doni të keni oponencë ndaj Qeverisë së kaluar”.

Të ngjashme