Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka shkruar nga burgu i Dubravës një letër dedikuar Adem Demaçit i cili u nda nga jeta dje në moshën 82 vjeçare.
Mes tjerash në këtë letër ai ka shprehur dhimbjen pas shuarjes së veprimtarit të shquar shqiptar, me të cilin ndan kujtime edhe gjatë luftës në Drenicë.
Më poshtë keni letrën e plotë të Selimit:
Me dhimbje te madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta te simbolit te rezistencës dhe Përfaqësuesit politik te UÇK-se Bacës Adem Demaçi. Bashke me dhimbjen ndjej edhe krenari qe e patëm Bacën Adem. Kur Adem Demaçin e takova ne mes te flakëve te luftës ne Drenice e kuptuam edhe me mire se përderisa Baca ishte ne anën tone, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte ne anen tone. Bashkë u përpoqëm dhe luftuam për liri, liri e cila shume luftetareve iu mungon ende. Ai e diti dhe e dëshmoi se sa e shtrenjte eshte liria kombëtare dhe njerëzore. Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar. Sylejman Selim