Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj thotë se delegacioni i Kosovës nuk do të hapë temën e Asociacionit në Bruksel.
Sipas tij Kosova do të provojë që në momentin që të nënshkruhet marrëveshja finale, të bëhet zotimi për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe ligjore.
Zëvendëskryeministri Selmanaj theksoi se Kosova nuk do të hyjë në materializimin e asnjë pjese të marrëveshjes përderisa nuk nënshkruhet marrëveshja finale.
“Nuk do ta hapim çështjen e Asociacionit por do të provojmë që në momentin kur do ta nënshkruajmë marrëveshjen finale të zotohemi se do të kryejmë obligimet tona ndërkombëtare dhe obligimet tona ligjore që i kemi marrë në Kuvendin e Kosovës, gjithmonë duke respektu aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Selmanaj për RTV21