Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, në interpelancën e thirrur për kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me dialogun me Serbinë, ka kritikuar ekzekutivin paraprak të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Nëse dikur keni mëndu se dikush mund të mbajë këshilltar i cili thotë se UÇK’ja ka kryer krime, te kjo qeveri s’mund t’i gjeni ato. As te koordinatori nacional e as te ekipi i tij”, tha Selmanaj.