Selmanaj: Për 2 vite, 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 11:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përmendi ikjen masive të qytetarëve jashtë shtetit. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Selmanaj ka thënë se fajtor kryesor për ikjen e të rinjve jashtë shtetit është Qeveria Kurti, raporton Ekonomia Online.

Selmanaj ka përmendur disa shifra të marra nëpër Ambasada të huaja, ku numri i kërkesës për t’u pajisur me vizë është i lartë. Thotë se vetëm në dy vitet e fundit, 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

“Në ambasadën gjermane për një vit gjatë vitit 2022, 1500 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë. Në ambasadën zvicerane kanë aplikuar 38  mijë 341 aplikues për vizë nga ta 34 mijë janë pajisur me vizë. Kjo qenka qeveri e shpresës, qeveri që nxit kurajën që të jetojmë në Kosovë.  Për 2 vite, 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Brenda 10 viteve nga Kosova kanë ikur 529, 647 ose 30 për qind e popullatës së Kosovës. ”, thotë ai.

Të ngjashme