Senegali e Kolumbia luajnë “finalen” e Grupit H

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 09:23 | Nga

Përzgjedhësi i Senegalit, Aliou Cisse, dhe ai i Kolumbisë, Jose Pekerman, nuk janë të detyruar të përgatisin fjalim motivues për ndeshjen e ardhshme. Rëndësia e ndeshjes flet mjaft dhe për të janë të vetëdijshëm të gjithë lojtarët e Senegalit dhe Kolumbisë.

Në “lojë” për ndeshjen ndërmjet Senegalit e Kolumbisë është kualifikimi në fazën nokaut të botërorit “Rusia 2018”. Këto dy përfaqësuese përballen të enjten (sot) në Samara nga ora 16, transmeton Koha Ditore.

Kolumbia vjen pas fitores së madhe me shifrat 3:0 ndaj Polonisë, që mbajti gjallë shpresat e saj për të avancuar tutje, pas humbjes 2:1 ndaj Japonisë në ndeshjen hapëse. Ndërkohë Senegali barazoi 2:2 me Japoninë, pasi në ndeshjen e parë fitoi 2:1 ndaj polakëve.

Në kampin senegalez vlerësojnë se kjo ndeshje do të jetë një minifinale për ta. Senegalezët shfaqën dobësi në mbrojtje në barazimin 2:2 me Japoninë.

Ato, nëse përsëriten, do të ndëshkohen nga sulmuesit me përvojë të Kolumbisë. Pasi për Senegalin edhe barazimi është i mjaftueshëm, prej kësaj përfaqësueseje mund të pritet koncentrim më i madh në mbrojtje dhe kërkim i rastit përmes kundërsulmeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme