Serbet do të bashkohen në një koalicion parazgjedhor

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Politikani i pavarur dhe ish-ministri i Kthimit, Slavisa Petkovic thotë se janë duke u zhvilluar negociatat për një koalicion të gjerë.


Serbet po bëhen gati të hyjnë bashkë në zgjedhje. Slavisa Petkovic këtë e konfiron se të martën do të merret vesh se kush do të jetë në koalicion.

“Do të dihet përafërsisht skeleti i atij koalicioni, i cili është mjaft i gjerë. Do të ketë parti politike, nisma qytetare dhe kandidatë të pavarura. Nuk bëjmë asgjë të fshehtë. Ndër të tjerë aty është  Nenad Rashic me partinë e tij, Rada Trajkoviq me lëvizjen e saj, Dragisha Miriq me partinë e tij. Po zhvillohen negociata të tjera me njerëz nga veriu”, ka thënë Petkovic për RTK2.

“Aleanca për Kosovën” ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në një bisedë jo formale, koordinatori i kësaj aleance dhe udhëheqësi i Partisë Popullore, Nenad Radosavljevic, ka thënë se informacione konkrete do të japë  gjatë ditëve të ardhshme. 

Të ngjashme