Serbët e duan Asociacionin me kompetencat e dakorduara në Bruksel

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 08:07 | Nga

Ekipi Menaxhues për draftimin e statutit bashkë me kryetarët e komunave, me të cilat udhëheq Lista Serbe janë dakorduar që udhërrëfyes për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, të jenë vetëm marrëveshjet e Brukselit, shkruan sot Koha Ditore. Ky përcaktim është shprehur përmes një komunikate për media, e cila nuk është me domen zyrtar të institucioneve të Kosovës.

Aty tregohet se Ekipi Menaxhues si pjesë e procesit të hartimit të projekt-statutit të Bashkësisë, ka biseduar me kryetarët e komunave me shumicë serbe. Mekanizmit, të cilin synojnë ta instalojnë serbët i janë referuar vetëm si “Bashkësi”, ndryshe prej marrëveshjes së arritur në Bruksel mes dy palëve, ku emërtimi zyrtar është- “Asociacion/Bashkësi”.

Sipas komunikatës, në takim është folur për strukturën e ardhshme organizative të Bashkësisë së komunave serbe, të cilat do të rregullohen në bazë të Parimeve të përgjithshme të miratuara në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme