41 familje serbe, që kanë jetuar para lufte në Frashër të Mitrovicës, ka mbi 16 vjet që bëjnë jetë të vështirë në kampin “Mali Zveçan” në Zveçan.
Ata kanë refuzuar të kthehen në shtëpitë e tyre në Frashër, të cilat janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Kosovës, për më keq i kanë demoluar shtëpitë e reja dhe pastaj i kanë shitur.
Serbët, jo vetëm të Frashërit, synojnë “Luginën e Diellit”, shkruan gazeta “Zëri”.
Serbët e Frashërit të Mitrovicës, të cilët me përfundimin e luftës kanë lësh- uar shtëpitë dhe pronat e tyre në Fra- shër, bëjnë jetë të vështirë në kampin “Mali Zveçan”, në Zveçan.
Jeta e tyre prej refugjati, në kushte jashtëzakonisht të vështira, pak kilometër larg vendit ku ka- në jetuar, zgjat mbi 16 vjet.
Ata, siç janë ankuar vetë, nuk kanë kushte elemen- tare për jetesë.