Gjendet i vdekur një burrë në Zveçan

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Mesditën e së hënës, në fshatin Srbovac të Zveçanit është gjetur një person pa shenja jete.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se ka gjetur trupin e pa jetë të viktimës mashkull kosovar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thekson raporti.

Po ashtu, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme