Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të marrë pjesë gjithashtu në takimin që mbahet në Pallatin e Serbisë, i cili ka thënë se “tema e takimit do të jenë hapa të mëtejshëm, të cilat do të ndërmerren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb”.
Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 19 majit për kryetarë të katër komunat në veri të Kosovës ku fituan kandidatët e Listës Serb.