Serbët ia masakruan djalin, nëna rrëfen se ia thyen dy duart gjatë rezistencës

Izbicë | 28 Mar 2019 | 14:10 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot bëhen 20 vjet që kur ndodhi masakra e Izbicës, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta.

Në këtë përvjetor familjarët e të vrarëve kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre.

Habile Krasniqi, e cila qante me lot në sy pranë varrit të birit të tij, ka treguar për Ekonomia Online, se si ia kishin marrë nga dora djalin edhe vajzën, dhe në momentin ku ajo u mundua të rezistoi ia thyen që të ty duart dhe ia morën fëmijët.

‘’Jam pas ulë, ma kanë marrë prej dore, e na kanë thanë shkoni për Shqipëri e ka kap prej dore ma kanë marr me gjithë çikë edhe i kena ra përmbi. Çikën kanë dashtë me ma mbytë e kam lanë duke qajtë edhe burrin e kam lanë, kur jam kthy i kam ra përmbi kanë dashtë me më vra “, rrëfen ajo për Ekonomia Online.

Zeqir Krasniqi, vëllau i Habile Krasniqit, tha se serbët motrës së tij ia kanë marrë djalin dhe vajzën nga duart duke ia thyer ato, por vajzën më pas ia kanë kthyer.

“Kësaj lokes ia kanë marrë prej dore djalin dhe ia kanë thyer dy duart. E kanë marr dhe e kanë masakruar plus edhe motrën e kanë marr po atë e kanë lëshuar”, ka thënë ai.

Gani Bajra, i cili kishte humbur djalin e tij, Sami Bajrën, rrëfen për Ekonomia Online për të birin i cili ka thënë se Samiu përveç nënës së tij,  nuk i kishte treguar askujt për qasjen e tij në UÇK.

 “Samiun e kam pasë të vetmin djalë dhe katër vajza. Samiu kur u kyç në UÇK, nuk na ka tregu askujt vetëm nënës së tij edhe i ka treguar nëna e vet. Përgjigjja e tij që i kishte dhënë nënës më ka brengosë tërë jetën. Ai i kishte thënë “sot ta niva këtë fjalë dhe më kurrë s’du me ta ni, se njëqind djem me i pasë, çdo njëri e ka shpirtin hasret për veti edhe duhet me e dhënë jetën”, rrëfen Bajra.

Ai duke treguar se edhe babën edhe të birin e ka humbur në këtë masakër, thotë se njerëzit tashmë këto gjëra i kanë harruar dhe kërkon nga autoritetet që t’i gjejnë kufomat e tyre.

”Sot, njerëzit këta i kanë harru. Ai se ka kursyer as jetën e vet, e këto sene sot ende na brengosin edhe më e rënda për ne si familje është se edhe babë e djalë mu më janë vrarë, por babën e kam gjetur e djalin as eshtrat nuk ia kam gjet se na kanë marrë kufomat e tyre. Jo vetëm mua, por të gjitha këto varreza i kanë marrë e i kanë zhvarrosë dhe këtu shumë ka të pagjetur. Babën e kam gjet në Suhadoll, e djalin nuk e kam gjet“, u shpreh ai.

“… I kisha bërë apel politikanëve le të na gjejnë kufomat bile t’i kem se kjo po na brengosë shumë. Me rëndësi me i gjet eshtrat e me na kthy. Qe 20 vjet jemi me lot në sy. Vjen Shëngjergji, vjen Bajrami, vjen Vit i Ri, vjen Ditëlindja që e ka pasë na jemi gjithmonë me lot në sy.

Rexhep Dasheci, i biri i dëshmorit Pajazit Dashevci, rrëfeu se babai i tij kishte ikë nga komuna e Klinës dhe është strehuar në fshatin Izbicë ku më pastaj e kishin vrarë serbë.

“Këta janë vrarë civil këtu, kanë qenë të strehuar. Dihet se neve na kanë ndjekë serbët nga fshati ynë, edhe në këtë vend janë tubuar popullata edhe i kanë vrarë. Në fakt ne jemi nga Komuna e Klinës, kanë ikur nga fshati për nga kjo anë edhe këtu i kanë nxënë dhe u bë një masakër ndoshta më e madhja në Kosovë se s’kanë kursyer as fëmijë e as gra, as shtatzëna, as pleq”, tregon ai për Ekonomia Online.

20 vjet më parë, më 28 mars 1999, ka ndodhur masakra e Izbicës, ku nga forcat policore e ushtarake të armikut u vranë 147 shqiptarë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.

Të ngjashme