Serbët varin pankartën në Rudar: “Kurti, Kosova nuk është pordha jote, kjo është trashëgimia jonë”

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Në Rudar afër Kryqit në Zveçan, ku në mesditë është paralajmëruar të mbahet protesta e serbëve të Kosovës, është shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kurti, Kosova nuk është pordha jote, kjo është trashëgimia jonë!”.

Aty po bëhen përgatitjet për një takim tyre që e kanë paralajmëruar se do të jetë i madh, ku tashmë janë mbledhur një numër i  serbëve.

Misioni i EULEX-it sot ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se po monitoron nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës përmes pranisë së tyre të shtuar në terren.

Të ngjashme