Policia e Zubin Potokut ka marrë mbrëmë një njoftim se xhamat e derës hyrës të objektit të komunës janë thyer.
Personi që i ka thyer xhamat ishte një serb i cili veprimin e kishte kryer nën ndikimin e alkoolit.
Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor deri sa të këndellet dhe pastaj të lirohet.
Rasti po vazhdon të hetohet.