Serbia falënderon Spanjën për qëndrimin ndaj Kosovës

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 09:44 | Nga

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se janë mirënjohës ndaj Spanjës për mbështetjen që ia ofron Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane si dhe qëndrimit ndaj Kosovës.

Kështu ai tha gjatë ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Serbisë dhe Spanjës që u mbajt në Beograd, shkruan “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Me këtë rast, atje u hap edhe ekspozita e dokumenteve si dhe u bë prezantimi i librit “Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Spanjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme