Beogradi zyrtar është duke insistuar që zgjedhjet presidenciale t’i zhvillojë në mënyrë uniforme, duke përfshirë brenda hartës së vet elektorale edhe Kosovën.
Burime të gazetës kanë thënë se ende nuk është arritur një dakordim për modalitetet e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve pasi kërkesat e Serbisë shkojnë përtej modelit të aplikuar në zgjedhjet e kaluara.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2016 serbëve të Kosovës u ishte mundësuar që të votonin për liderët e tyre në Serbi, proces ky i menaxhuar nga misioni i OSBE-së, e të cilit Qeveria e Kosovës i ishte referuar si operacion i grumbullimit të votave. Por procedura e votimit ka qenë e njëjtë, sikurse në pjesë të tjera të Serbisë. Megjithatë, përveç votimit, numërimi i votave ishte bërë në Serbi- përkatësisht Vranjë dhe Rashkë. (Koha Ditore)