Serbia me masa të reja nga 20 dhjetori

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Shtabit të Krizave në Serbi kanë vendosur që të gjitha masat e vlefshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 18 dhjetor.

Kjo do të pasohet nga një sesion i ri për të diskutuar futjen e masave të reja ose modifikimin e masave ekzistuese.

“Masat e deritanishme kanë pasur efekte,” thotë Kisic Tepavcevic, shkruan B92, transmeton Albinfo.ch.

“Ju mund të shihni rënien e të sapo infektuarve”, shtoi Tepancevic.

Ai gjithashtu vëren se këto janë ende vlera të larta dhe një barrë e madhe për sistemin shëndetësor të Serbisë.

Nga shtabi i krizave po ashtu është marr vendim për një test të detyrueshëm PCR jo më të vjetër se 48 orë për shtetasit e hyaj që hyjnë në Serbi.

Masa do të hyjë në fuqi më 20 dhjetor dhe ka shumë të ngjarë të zgjasë deri më 10 janar.

Qytetarët serbë do të jenë në gjendje të kthehen në vend pa një provë PCR, por izolimi në shtëpi është i detyrueshëm. E izolimi mund të ndërpritet nëse qytetari vendos të bëjë testin dhe është negativ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme