Serbia sot do të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian me në krye Rusinë.
Unioni, i cili konsiderohet gjerësisht si një rival rus i BE-së, numëron në mesin e anëtarëve të saj Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin.
Sipas Euronews, kjo marrëveshje e re e tregtisë së lirë të Beogradit me Moskën e vendos atë në kudnërshtim më Brukselin, pasi vendi është në mes të bisedimeve të pranimit në BE dhe pritet që të përafrohet me politikën e jashtme të BE si pjesë e këtij procesi.
Duke folur për Euronews “Mirëmëngjes Evropë”, Florian Bieber, një profesor për Politikën e Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit tha se Serbia po qëndron në një taktikë politike të ndjekur prej kohësh në rajon.
“Po përpiqen ta bëjnë këtë për vitë, mund të thuash që Serbia po kopjon atë që Jugosllavia dekada më parëe bëntë, po përpiqet të jetë midis lindjes dhe perëndimit”, ka thënë Bieber.