Serbia nesër pritet t’i ashpërsoj masat, mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19 u raportuan sot

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse ka filluar tashmë një kohë vaksinimin e popullsisë, Serbia po vazhdon të regjistroj mijëra raste të reja me COVID-19.

Afro 5000 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Serbi.

28 pacientë kanë vdekur po ashtu nga COVID-i në 24 orëshin e fundit.

Rritja drastike e rasteve ka bërë që qeveria serbe nesër të mblidhet për të shtrënguar masat karshi pandemisë.

Pavarësisht se Serbia është shteti më numrin më të madh të vaksinimit në Ballkan, numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm në ditët e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme