Serbi me siguri nga viti i ardhshëm rikthen detyrimin për shërbim ushtarak, thekson agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, transmeton Koha.net.
Kjo agjenci citon analistët ushtarakë, sipas të cilëve ushtarët profesionalë tash mesatarisht janë 30 vjeç dhe fizikisht nuk mund t’u përgjigjen të gjitha detyrave që kërkohen nga ushtria.
“Serbisë i mungon ushtria e stërvitur rezervë”, citon Tanjug një analist, dhe shton se “me siguri do të mbahet një sistem i kombinuar shërbi – një pjesë të përbëhet nga ushtarë profesionistë, një pjesë me kontratë, ndërsa një pjesë që do të kryej shërbimin e detyrueshëm ushtarak”.
Tanjug-ut, nëse rivendoset shërbimi i detyruar ushtarak, në ushtri do të rekrutoheshin të rinjtë me moshë nga 18 deri 26 vjeç.