Serbia do të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 08:35 | Nga

Zëvendëskryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kmaberi është shprehur i bindur se Serbia në procesin e integrimit evropian do të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re”, se për shqiptarët e kësaj pjese është e rëndësishme që qeveria e re, e cila do të formohet së shpejti, të fillojë t’i zgjidhë çështjet jetike të cilat i shqetësojnë ata.

Sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete sa i përket pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në koalicionin e ri qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme