Këshilli i Ministrave të BE-së është në kërkim për hapjen e kapitujve të ri të negociatave me Serbinë, dhe vazhdimin e punës së përbashkët në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Këshilli i Ministrave është theksuar se kur bëhet fjalë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ministrat evropianë përshëndetën zbatimin e fundit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe telekomunikacionit, si një hap i rëndësishëm përpara në procesin e përgjithshëm. Në të njëjtën kohë, ministrat evropianë kanë theksuar që pritet të binë dakord në fushën e drejtësisë, si dhe hapjen e urës në Mitrovicë, në janar të vitit 2017.
Këshilli kujton se përparimi në dialog është ngadalësuar në gjysmën e parë të vitit 2016.
Serbia është ftuar “Që në mirëbesim të zbatojë të gjitha marrëveshjet e rëna dakord më parë, veçanërisht në sektorin e energjisë, por edhe për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në formulimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të ardhshme me Kosovën”.
Gjithashtu është shtuar se Këshilli do të vazhdojë të monitorojë Serbinë me qëllim që të dijë “progresin e dukshëm dhe të qëndrueshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Që të dyja vendet të vazhdojnë rrugët e tyre evropiane, pa bllokuar njëra-tjetrën”.
Këshilli ka mirëpritur hapjen e 35 të kapitujve në negociatat e Serbisë, të cilat monitorojnë përparimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, dhe kujton se përparimi në këtë kapitull është i rëndësishëm për ritmin e progresin në procesin e përgjithshëm të aderimit të Serbisë.
Gjithashtu është përkujtuar që bashkëpunimi i plotë i Serbisë me Tribunalin e Hagës është shumë i nevojshëm, si dhe harmonizimi progresiv i Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.