Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA) e ka dënuar me gjobë presidentin e Federatës Serbe të Futbollit (FSF), Sllavisha Kokez si dhe përzgjedhësin e kombëtares serbe Mladen Krstajiq me nga 5.000 franga zvicerane dhe i ka paralajmëruar se nëse përsëriten raste të ngjashme, pasojat do të jenë edhe më të rënda, shkruan “Blic” i Beogradit.
Po ashtu, FSF-ja është dënuar me 54.000 franga tjera për mesazhe diskriminuese të fansave dhe për hedhje të gjësendeve në terren në ndeshjen kundër Zvicrës, e cila u zhvillua të premten në Kaliningrad.
Dënimi ndaj dy zyrtarëve të sportit serb erdhi pasa ata publikisht komentuan gjykimet e gjyqtarit Felix Brych.