Ekonomia Online
FUNDIT

Serbia vazhdon konsultimet me Rusinë për Kosovën, pavarësisht thirrjeve për sanksione ndaj Moskës

Serbia vazhdon konsultimet me Rusinë për Kosovën, pavarësisht thirrjeve për sanksione ndaj Moskës

Fakti që Serbia vazhdon konsultimet e saj me Rusinë për çështjen e Kosovës, pavarësisht kërkesave të shumta nga shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë, u konfirmua sërish mbrëmë në New York. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua me […]

Fakti që Serbia vazhdon konsultimet e saj me Rusinë për çështjen e Kosovës, pavarësisht kërkesave të shumta nga shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë, u konfirmua sërish mbrëmë në New York.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Gjuriq theksoi ne X se për Serbinë, shqyrtimi i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka rëndësi thelbësore, pasi siguron një vlerësim të detajuar të situatës dhe informon bashkësinë ndërkombëtare mbi gjendjen politike dhe të sigurisë në terren.

Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm në këtë çështje, duke përsëritur narrativën serbe se situata në Kosovë është “jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”, me incidente të shumta. Po ashtu, Gjuriq ritheksoi se qëndrimi i Beogradit mbetet i pandryshuar – se dialogu është “e vetmja mënyrë për një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”.

Ministri serb potencoi se për vazhdimin e dialogut është e domosdoshme që Kosova të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit, duke veçuar si prioritet formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Mbledhja e djeshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt për të shqyrtuar raportin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Të ngjashme