Sërish drogë në Lazarat, pesë të arrestuar për lëndë narkotike

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë përfunduar në pranga në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, njëri prej të cilëve banues në Sarandë.

Arrestimet në flagrancë u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sopoti”, pas informacioneve në rrugë operative se në oborret e pesë banesave po kultivoheshin lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme