Sërish shpërthim tjetër në veri

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i radhës sapo është dëgjuar në veri të vendit.

Ende nuk ka informata nëse shpërthimi i dëgjuar ishte nga ndonjë shok-bombë apo mjet piroteknik, shkruan “Mitropol”.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për shpërthimin dhe lokacionin e saktë të tij.

Disa nga banorët e veriut thanë për “Mitropol” se shpërthimi u dëgjua gjithandej veriut.

Këto veprime vijnë pas vendosjes së forcave të rendit në veri, pasi tri ditë më parë dyshohet se kriminelët serbë shkaktuan rreth gjashtë shpërthime nëpër veri.

Të ngjashme