Sevilla kthen Vidalin

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 12:02 | Nga

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Aleix Vidal, është kthyer te skuadra e Sevillas pas tre vjetësh.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se Sevilla ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Vidalit, që do të zyrtarizohet ditëve në vijim, transmeton “Koha Ditore”.

Për kartonin e Vidalit, Sevilla do t’i paguajë Barcelonës 9.5 milionë euro dëmshpërblim. Ai pritet të firmosë kontratë katërvjeçare.

Vidal në vitin 2015 iu bashkua Barcelonës nga Sevilla për 17 milionë euro, por nuk arriti të adaptohet në “Camp Nou”.

Gjatë tre vjetëve ka regjistruar 30 ndeshje me Barcelonën. Vidal në edicionin 2014/15 fitoi trofeun e Ligës së Evropës me Sevillan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme