Shahini: Qeveria ndan buxhet për Fondin Sovran, kurse shtetet tjera e themelojnë nga teprica buxhetore

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, e sheh Fondin Sovran si të dëmshëm për ekonominë dhe anti-Kushtetues, raporton Ekonomia Online.

Kreu i AKB-së, thotë se shtetet e fuqishme Fondin Sovran e themelojnë si shkak i tepricave buxhetore, ndërsa në Kosovë po ndodh e kundërta dhe se për këtë, Qeveria duhet të ndajë buxhet.

“Fondi Sovran apo Nacionalizmi i Pronave në Kosovë. Projektligji i fondit sovrane i miratuar nga parlamenti i Kosovës si ideologji është i akceptueshëm, por sponzorizuesi ka harru se është kundër konkurrencës së lirë të tregut, e garantuar me Kushtetutën e Kosovës. Për të themeluar këtë fond sovran qeveria ndan buxhet kurse shtetet tjera si model e kanë  themelimin nga teprica buxhetore”, ka shkruar Shahini.

Të ngjashme