Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, priti sot në takim kryetaren e Odës së Noterëve të Kosovës Arbena Shehu.
Në takim u bisedua për procesin e hartimit të Ligjit të ri për kadastër dhe mënyrën e adresimit në këtë ligj të problemeve që hasin noterët në punën e tyre.
Shala vlerësoi lartë punën e noterëve në funksion të sigurisë juridike për qytetarët dhe bizneset.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi i mëtejmë në fushat me interes në sektorin e kadastrit.