Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, do të jetë sërish në listën e kandidatëve për të siguruar edhe për një mandat ulësen e ligjvënësit, raporton Ekonomia Online.
Shala ka thënë se kandidimi i tij për deputetë është nder, teksa për PDK-në ka thënë se “përfaqëson vlerat kombëtare, dijen, përgjegjësinë dhe kompetencën”.
“Është nder të jem sërish kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës – e cila përfaqëson vlerat kombëtare, dijen, përgjegjësinë dhe kompetencën. Bashkë, mundemi më mirë! #mamirë #16”, ka shkruar Shala.