Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka vizituar minatorët e Trepçës, nga të cilët tha se ka marrë përkrahje të madhe.
Shala thotë se ndanë kujtime të mira me minatorët nga koha kur ai ka drejtuar Trepçën.
Postimi i plotë i tij:
Pritje madhështore nga ana e minatorëve të “Trepçës”. Minatorët gjithmonë në anën e drejt të historisë.
Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë. Ata kanë qenë çdo herë protagonistë në çdo proces historik.
Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigantin metarlugjik “Trepça” (2009-2013) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë.
Sot prej tyre mora premtimin se do të jenë edhe kësaj radhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit #Rimëkëmbje.