Shala: S’mungojnë projektet, por punëtorët e kualifikuar

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Një nga problemet kryesore në Kosovë është mungesa e resurseve njerëzore, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, tha Muzafer Shala, ministër në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Shala, i cili u zgjodh në këtë detyrë vetëm dy ditë para se kryeministri Ramush Haradinaj të jep dorëheqje, tha se puna e tij si ministër në detyrë po vazhdon me energji të njëjtë. Ai tha se para vetës ka në numër të projekteve në inovacion dhe ndërmarrësi të cilat synojmë ti realizojë në këtë fazë, dhe par këtë kam fillua punën më energji dhe ka patur shumë konsultime me kolegë me palë të interesit.

Ai për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, thotë se synon ti përkrah kompanitë tona që të marrin punë nga kompani të huaja të mëdha, por mungesa  e resurseve humane, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka bërë që në Kosovë të mungojnë kompanitë e huaja gjigante të teknologjisë së informacionit. “Ne jemi të gatshme të ju ofrojmë ndihmë atyre ndërmarrjeve që kërkojnë ndihmë nga ne”, tha Shala.

Shala fton të rinjtë që punojnë në kompanitë gjigante të teknologjisë të kthehen në Kosovë të ndihmojnë në formimin e degëve të kompanive gjigante te ne.

Të ngjashme