Shansi i Përparimit, dështimi i Shpendit dhe eksperimenti me Agim Bahtirin

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 01:12 | Nga Faton Ismajli

I jam gëzuar humbjes së Isa Mustafës nga gara për kryetar të Komunës së Prishtinës më 2013. Ishte humbje e domosdoshme për të ndryshuar gjithçka që ishte instaluar në qeverisjen e kryeqytetit.

Natyrshëm, i jam gëzuar fitores së parë të Shpendit. Për 1 milion arsye… Një djalë i ri, i shkolluar jashtëzakonisht mirë, me njohje të thellë të problemeve në Prishtinë…. Mirëpo, Shpendi mandatin e parë e kaloi duke u ANKUAR dhe duke AKTRUAR e të dytin e kaloi duke mos bërë pothuajse asgjë. Dështoi gati në të gjitha fushat.

Tash, Prishtina e ka një kryetar të ri. Një kryetar që ka dhënë shumë premtime, të cilat duhet t’i realizojë. Pra, Përparimi e ka shansin të ndërtojë një model tjetër suksesi. Sepse do të jetë sukses edhe për qytetin.

Një mandat do të jetë i mjaftueshëm për të parë nëse eksperimenti i ardhur nga Londra do të japë rezultatet tjera në Prishtinë krahasuar me Shpend Ahmetin dhe me eksperimentin e dështuar që kishte ardhur nga Holanda në Mitrovicë!

Të ngjashme