Ministri i angazhuar për rregullativë për përmirësimin e investimeve për ndërmarrje vendore, Zoran Shapuriq, dje realizoi takim me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Küçük.
Në këtë takim u bisedua për punën që bën Qeveria e Maqedonisë me qëllim të anëtarësimit të vendit në NATO dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Shapuriq poashtu informoi eurodeputetin Küçük me aktivitetet dhe sfidat për përmbushjen e agjendës evropiane të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Küçük shprehu kënaqësi që Maqedonia, pas shumë vitesh ngecje, sërish hapëron në rrugën e integrimeve evropiane dhe theksoi se Parlamenti Evropian fuqishëm përkrah Maqedoninë në synimet e saj për anëtarësim në BE dhe NATO dhe tha se këto angazhime do të japin rezultat.