Xherdan Shaqiri ka insistuar se ai nuk shqetësohet për të luajtur në Serbi, kur Liverpool do të udhëtojë në Beograd pas dy javëve.
Mesfushori kosovar ishte sulmuar shumë kur ai bashkë me Granit Xhakën kishin festuar me shqiponjë fitoren e tyre kundër Serbisë në Botërorin e Rusisë, duke bërë shqiponjën me duart e tyre.
Të dy lojtarët kanë prejardhje nga Kosova, kurse për këtë incident ata ishin dënuar më 10 mijë franga, për shkak të problemeve politike. Kosova ishte krahinë në ish Jugosllavi dhe kanë shpallur pavarësinë që Serbia nuk e njeh.
Tifozët e Crvena Zvezdës zyrtarisht i ishin ndaluar banerët në Anfield në fitoren e Liverpoolit 4-0 por brohoritmat kur Shaqiri prekte topin në disa raste janë dëgjuar.
Kjo nuk do të jetë asgjë nëse do të shohim pritjen e Shaqirit në Beograd, por ai zyrtarisht nuk ka kërkuar që të rri në shtëpi.
“E kam provuar këtë gjë tashmë në Botëror, kështu që e përballojë këtë problem”.
“Sapo lexova disa artikuj kur një lojtar fliste për këtë gjë. Por, nuk shqetësohem çfarë thonë njerëzit. Dua të shkojë atje dhe të luaj futboll. Nuk ka të bëj me politikë, ka të bëj me futboll. Nuk shqetësohem për asgjë, dua të shkojë atje dhe të luaj”.
Duke folur për gazetën serbe Kurir muajin e kaluar, drejtori gjeneral i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic tha se Shaqiri do të mbrohet nga ndonjë “situatë e padëshiruar”, por spekulohej që lojtari nuk do ntë shkonte atje për të luajtur.
“Mendoj që Shaqiri do të ishte në një presion të madh psikologjik sepse ai do të dinte ku po shkon; ai e di që Crvena Zvezda është simbol i Serbisë dhe të luani në Marakana, nuk e di ku do ai do të luante”, tha Terzic.
Për këtë gjë ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Deri me tani nuk mendoj për këtë gjë kështu që ka kuptim kur fillimisht mendoj para se të flas”, ka thënë ai.
Përballja me Crvena Zvezdën nuk do të ndikojë në nivelin e paraqitjes së Shaqirit, me mesfushorin i cili është duke luajtur shumë mirë kohëve të fundit dhe ishte kreatorë i dy golave në fitoren e së mërkurës, kurse zëvendësimi i tij u duartrokit me ovacione mbrëmë.
Klopp e përshkroi pasin te Mohamed Salah “gjenial” dhe i tha Shaqirit; Vetëm dua të them, faleminderit”.
“Mendoj që kam kualitete dhe vizion për të dhënë pasime të mira dhe këtë mund ta shihni që dua ta jap në çdo ndeshje. Më pëlqen të luaj futboll këtu dhe këtë e shihni edhe në fushë. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë si skuadër dhe të gjithë të luajnë bukur”, ka thënë Shaqiri.
Shumë kritik kishin ngritur vetullat kur Liverpooli nënshkroi me Shaqirin pasi Stoke kishte rënë nga liga në verë por ai ia doli që të hyjë në planet e Klopp pas paraqitjeve të mira të tij, ku ka asistuar në katër ndeshje, në po aq sa ka startuar.
“Ndonjëherë nuk është e lehtë sepse menaxheri ndryshon disa gjëra, por ju duhet ta jepni më të mirën. Në fushë ka shumë lojtarë të mirë dhe kreative por ne punojmë bashkë. Jam krenar që startova në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Shaqiri.