Shaqiri është synimi i madh i Newcastlet për verë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Newcastle e ka identifikuar Xherdan Shaqirin si lojtarin që dëshiron ta transferojë në këtë verë, ndërsa pret të përfitojë nga fakti se ylli shqiptar nuk po luan shumë te Liverpooli.

Reprezentuesi i Zvicrës, Shaqiri, ka luajtur rol të madh në edicionin e parë te Liverpooli, por këtë edicion ka luajtur më pak edhe për shkak të lëndimeve.

Roma e Sevilla po ashtu vlerësohet se mund të provojnë për të transferuar Shaqirin.

Newcastle pritet të bëjë transferime cilësore në verë, ndërsa në edicionin e ardhshëm do të ketë pretendime dukshëm më të mëdha. Është në proces blerja e këtij klubi nga arabët.

Sipas Daily Mail, klubi tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Shaqirit për të shikuar mundësinë e transferimit të tij.

Të ngjashme