Shaqiri: Loja ndaj Kosovës shumë e veçantë për mua, vetëm prindërit e mi donin 40 bileta

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka thënë se loja ndaj Kosovës do të jetë e veçantë për të.

Megjithatë, Shaqiri thotë se prioritet për të ëshë kualifikimi në Kampionatin Evropian, transmeton Klankosova.tv.

“Është një lojë shumë e veçantë për mua. Të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazosh rekordin e Heinz Hermann e bën atë edhe më të veçantë për mua. Por prioriteti i parë është sigurisht kualifikimi në Kampionatin Evropian”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri për kërkesat e biletave që ka marrë.

“Vetëm prindërit e mi donin 40 bileta. Miqtë akoma më telefonojnë çdo ditë”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet nesër.

Të ngjashme