Shaqiri pritet të jetë titullar ndaj Burnleyt

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri pritet të jetë titullar te skuadra e Liverpoolit në ndeshjen kampionale kundër Burnleyt, kanë njoftuar mediumet angleze.

Këtë ndeshje Liverpooli e luan të dielën në shtëpi prej orës 13:00, në kuadër të xhiros së 30-të në Premier League, përcjell Koha Ditore.

Shaqiri nuk është aktivizuar fare te Liverpooli në dy ndeshjet e fundit, fitoren ndaj Watfordit (5:0) dhe barazimin pa gola me Evertonin, për çka trajneri Juergen Klopp ka marrë kritika të mëdha.

Ai deri më tash, në vetëm 11 ndeshje kampionale është paraqitur titulluar te Liverpooli.

Në këto ndeshje që Shaqiri ka qenë titullar, skuadra e Liverpoolit ka regjistruar dhjetë fitore dhe ka marrë një barazim. Shaqiri është njëri prej lojtarëve të adhuruar te tifozët e Liverpoolit dhe ndaj Burnley pritet të jetë titullar.

Ai para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City dhe në 21 paraqitje në Premier League, ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë. Shaqiri, 27-vjeçar, në total ka 26 ndeshje të zhvilluara deri më tash në të gjitha garat.

Liverpooli renditet i dyti në tabelë me 70 pikë, një më pak se Manchester City që është lider.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme