Shaqiri thotë se Interi ishte vendi i duhur në kohë të gabuar

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se Interi ishte vendi i duhur, por transferimi i tij atje ishte në kohë të gabuar.

Ylli i Liverpoolit nuk ka përjashtuar mundësinë që një ditë të rikthehet në Serie A.

“Ishin disa muaj të rëndësishëm. Asnjëherë s’mund të flas keq për atë kohë. Po ndodhnin shumë ndryshime brenda dhe jashtë fushës. Shumë lojtarë të ri ishin transferuar e shumë u larguan atë verë. Nuk ishte e lehtë, veçanërisht për shkak të këtyre arsyeve. S’kishte asnjë problem ndërmjet meje dhe Mancinit. Rezultatet nuk ishin të mira gjithashtu, por përvoja ishte pozitive, të gjitha janë konsideruar”, është shprehur Shaqiri për Gazzetta dello Sport.

Ai thotë se është e paharrueshme pritja që tifozët e Interit i bënë kur ishte transferuar nga Bayerni. Derisa thotë se asnjëherë s’mund të flasë keq për Interin apo Italinë pasi sipas tij janë të mrekullueshme.

“Nëse do të mund të ndryshoja diçka ishte periudha ime atje, sepse ndoshta jam bashkuar me Interin në kohë të gabuar. Sot është një klub tjetër, ashtu siç është edhe liga. Niveli është ngritur në krahasim me tre vite më parë. Jam i lumtur te Liverpooli por në futboll kurrë s’mund të thoni kurrë”, u shpreh Shaqiri, që këtë verë u transferua në Anfield Road.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme