“Sharr Travel” e nis sezonin turistik në Shqipëri me Pavarësinë e Kosovës e përfundon në Ditën e Flamurit

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 08:34 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania më e madhe turistike në Kosovë “Sharr Travel” edhe zyrtarisht do të hapë sezonin turistik në Shqipëri më 16 shkurt, një ditë para përvjetorit të 16-të të Pavarësisë së Kosovës.

Menaxheri i kompanisë “Sharr Travel”, Petrit Riza, ka dhënë detaje në një bisedë me Ekonomia Online. Ai tha se nisja e sezonit në pjesën e dytë të muajit shkurt lidhet edhe me nisjen e ngrohjes së motit, që lejon dhe shëtitje e vizita atraksioneve turistike.

“Ne fillojmë me 16 shkurt, është një ditë para festës për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe përfundon me 28 nëntor kur është edhe Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është periudha edhe e cila i përshtatet periudhës kohore kur fillon të rregullohet koha më e mirë për atraksione turistike të cilat janë në rajon që përshtaten në periudhën të cilën pushuesit tanë tregojnë interesim për udhëtime në rajon”, tha Riza.

Riza tregoi edhe për ofertat që i kanë lansuar këtë vit, duke theksuar se ato janë me çmime tejet të lira.

“Ofertat janë të ndryshme. Jemi në periudhën kur jemi duke u përgatitur konform liberalizimit të vizave. Derisa destinacionet sa i përket bregdetit rivierës shqiptare është kryesisht Durrësi, ku i kemi si oferta hotelin ‘Grant Blue Fafa’ ekskluzive, ‘Epidamn Resort’ sa i përket Durrësit, por normal ka edhe hotele tjera të cilat janë ndërtu ndërkohë. Kemi kontakte të jashtëzakonshme për çmime ekonomike themi se janë të përshtatshme për të gjithë udhëtarët. Pastaj e kemi në Shëngjin ‘Rafaeolon’ për të cilin kemi një histori të gjatë të bashkëpunimit ne ekskluzivitet. Mbi dhjetë vite punojmë me ‘Rafaelon’ në Shëngjin, është një hotel jashtëzakonisht i mirë dhe është i përshtatshëm për të gjithë llojet e pushuesve. Në Vlorë kemi hotel ‘Regina’ e cila është gjithashtu një hotel i jashtëzakonshëm, i mirë i përshtatet të gjitha kërkesave të pushuesve. Vlora është duke e ndërtuar aeroportin e ri dihet se ne kemi edhe diasporën mërgatën e cila janë shumë të rëndësishëm të vinë në rivierën shqiptare. Kështu që të përmendi edhe Sarandën kemi ‘Mediteran’ por edhe hotele të tjera”.

Riza bëri të ditur gjatë intervistës se tashmë janë furnizuar edhe me autobusë të rinj modernë si dhe një minibus i cili është VIP.

“Ne investojmë edhe në stafin profesional secili departament e ka atë drejtimin e vet e cila merret me destinacionet. Ne investojmë shumë edhe në automjete këto ditët e fundit kemi marrë edhe autobusë modernë, kemi marrë edhe një minibus i cili është VIP  do të thotë për disa shërbime ekskluzive për grupe të vogla deri në 20 ulëse”.

“Në ambientet festive të hotelit ka muzikë të gjallë kështu që është një atmosferë të cilën ne së bashku, bashkë me të gjithë shqiptarët qe jetojnë atje ta festojmë në mënyrën më brilante të gjithë atmosferën festive që besoj se të gjithë kanë me e shiju në mënyrë më spektakulare”, tha Riza.

Të ngjashme