ShBA 45 mijë dollarë për Drejtorinë Kundër Terrorizmit

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 16:04 | Nga

Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të objektivave për ngritje dhe fuqizim të kapaciteteve në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, ka pranuar një donacion të rëndësisë së veçantë në vlerë prej rreth 45 mijë dollarë në pajisje teknike të teknologjisë së fundit dhe të sofistikuara nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) dhe Byroja Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Depratamenti i Shtetit të SHBA.

Këto pajisje do të ndihmojnë zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në kryerjen e detyrave dhe arritjen e objektivave në fushën e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit si dhe hetimit sa më efikas të rasteve të terrorizmit.

Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit, falënderon edhe një herë ICITAP dhe institucionet e shtetit të SHBA-ve për përkrahjen që ofrojnë në vazhdimësi për Policinë e Kosovës, për Drejtorinë Kundër Terrorizmit, si në ofrimin e trajnimeve të specializuara, ashtu edhe ndihmën në pajisje të teknologjisë së fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme