SHBA dhuron donacion pajisje për IPK-në

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 16:37 | Nga

Inspektorati Policor i Kosovës në një ceremoni rasti në objektin e IPK-së pranoi donacion pajisje nga SHBA-ja.

Këto pajisje do t’i mundësojnë zyrtarëve të IPK-së që të jenë edhe më të përgatitur drejt zbatimit të ligjit dhe arritjes me sukses të objektivave ligjore. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Colleen Hyland – Zëvendësshefe e Misionit Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Ministri i Punëve të Brendshme z. Skënder Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, përfaqësues të agjencive të MPB-së etj.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni në fjalën e tij të rastit duke falënderuar SHBA-të për këtë donacion dhe shumë donacione të tjera, e cilësoi IPK-në si mekanizëm shumë të rëndësishëm drejt fuqizimit të integritetit në Policinë e Kosovës:

“IPK është një mekanizëm i pazëvendësueshëm për të ruajtur integritetin e PK-së, duke i ndjekur rastet e keqpërdorimeve që mund të bëj ndonjë oficer policie” – theksoi ndër të tjera Ministri Hyseni duke inkurajuar Kryeshefin e IPK-së që të vazhdojë të afirmojë më tej punën e shkëlqyeshme të PK-së.

Edhe Kryeshefi i Inspektoratit Policor Hilmi Mehmeti  në fjalimin e tij falënderoi SHBA-të për këtë donacion duke theksuar se fuqizimi i IPK-së dotë ishte i pa mundur pa mbeshtetjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare ndër vite e veqanërisht ICITAP-it të cilën Inspektorati Policor e konsideron si partner strategjik.

“Nga kjo periudhë dhe deri më sot ICITAP-i ka dhënë kontribut te jashtëzakonshëm në trajnime, si në fushën e hetimeve, poashtu edhe inspektimeve. Ky donacion qe po e pranojmë  do të ndikoje në rritjen e profesionalizmit, avancimin dhe fuqizimin e Inspektoratit Policor, në menyrë që Inspektorati Policor i Kosovës të jetë model i zbatimit të ligjit, duke kontribuar në rritjen e përformancës së Policisë së Kosovës, mbrojtjen dhe respektimin e të lirive dhë të drejtave të njeriut për qytetaret e Republikës së Kosovës dhe me gjërë” – theksoi ndër të tjera Kryeshefi Mehmeti.

Edhe Colleen Hyland – Zëvendësshefe e Misionit Ambasada e SHBA-së duke i përshëndetur të pranishmit potencoi edhe disa nga të arriturat e IPK-së duke cekur hapjen e zyrave rajonale duke përfshirë veriun e vendit si dhe përpjekjet e IPK-së drejt ngritjes së vetëdijes publike duke siguruar që sot cdo qytetar të jetë i vetëdijshme për mekanizmat e paraqitjes së ankesave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme