ShBA-ja dhe Rusia arrijnë marrëveshje për armëpushim në Siri

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 18:34 | Nga

Zyrtarë nga ShBA-të kanë deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, kanë arritur nje marrëveshje për armëpushim në pjesën jug-lindore të Sirisë.

Ky armëpushim është thënë që do të hyj në fuqi më 9 korrik në mesditë, në kohë lokale.

Në lidhje me këtë armëpushim është folur qysh kur është bërë e ditur që Presidenti Donald Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ndërsa zyrtarët amerikan nuk ishin të autorizuar të diskutojnë për këtë armëpushim publikisht, mirëpo kanë dhënë informacione në kushte anonimiteti, shkruan CNBC.

Kujtojmë që ShBA-të dhe Rusia kanë mbështetur palë të kundërta në konfliktin në Siri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme