ShBA-ja i tërheq të gjitha trupat nga Ukraina

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i tërheqin pothuajse të gjithë ushtarët e mbetur nga Ukraina, ka njoftuar Pentagoni.

Veprimi vjen ndërsa tensionet shkojnë e rriten duke çuar në një pushtim të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

“Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar ripozicionimin e përkohshëm të 160 anëtarëve të Gardës Kombëtare të Floridës, të cilët ishin në vend duke këshilluar dhe udhëzuar forcat ukrainase”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Trupat – të cilat Kirby tha se po tërhiqen “duke pasur parasysh sigurinë dhe sigurinë e personelit tonë mbi të gjitha” – do të ripozicionohen “diku tjetër në Evropë”.

Të ngjashme