Ushtria amerikane ka njoftuar se ka përfunduar një tjetër valë sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke shënuar natën e tetë radhazi të bombardimeve amerikane në territorin iranian, raportoi The New York Times.
Sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, CENTCOM, sulmet kishin në shënjestër objekte ushtarake iraniane të vëzhgimit bregdetar dhe të mbrojtjes ajrore, kapacitete detare, si dhe depo për ruajtjen e raketave dhe dronëve.
CENTCOM bëri të ditur gjithashtu se forcat amerikane kishin goditur pjesëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të cilët dyshohet se kishin marrë pjesë në sulmet e së premtes ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani. Ushtria amerikane nuk dha hollësi të tjera për vendndodhjen apo përmasat e këtyre goditjeve.
Në një deklaratë të publikuar të shtunën, CENTCOM tha se vala e fundit e bombardimeve kishte për qëllim të “ndëshkonte shpejt” forcat iraniane për sulmin ndaj një baze amerikane në Jordani.
Nga ky sulm u vranë dy ushtarë amerikanë, ndërsa një pjesëtar tjetër i forcave amerikane vazhdon të konsiderohet i zhdukur.