ShBA-ja sanksion kompanitë që ndihmojnë Rusinë me gaz

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar ligjin që do të vendosë sanksione ndaj çdo institucioni që ndihmon kompaninë shtetërore ruse të gazit “Gazprom”, të përfundojë një tubacion drejt Bashkimit Evropian.

Sanksionet synojnë kompanitë që ndërtojnë tubacionin nënujor që do t’i lejojë Rusisë t’i rrisë eksportet e gazit në Gjermani, transmeton KTV.

SHBA-ja e konsideron projektin rrezik sigurie për Evropën. Kongresi votoi për sanksionet si pjesë e një projektligji për mbrojtje javën e shkuar.

Administrata Trump ka frikë se tubacioni do ta forcojë kontrollin e Rusisë mbi furnizimin me energji të Evropës dhe do të zvogëlojë tregun fitimprurës të gazit natyror amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme